E Diel, 1 Nëntor 2026

Boston, Dzhokhar i vetëdijshëm, i përgjigjet policisë

BOSTON - Studenti Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç, i vetmi i gjallë nga 2 të dyshuarit si atentatorë në shpërthimin e bombës në maratonën e Bostonit, ka rimarrë disi veten, është koshient dhe po shkruan çdo përgjigje të pyetjeve që po i bën policia. Më i riu i vëllezërve nuk mund të flasë, pasi sipas policisë ka qëlluar veten me pistoletë në gojë, me qëllim vetëvrasjen.

Burime bënë të ditur për NBC se studenti çeçen është ende në gjendje të rëndë. 

Nuk dihen ende fjalët që i riu iu ka thënë federalëve, por zbulohet se babai i dy vëllezërve çeçenë kishte lidhje me një islamik radikal në Australi. 

Ai ishte një ndjekës në Sidnej i Feiz Mohammed, madje ishte fans i një video në youtube ku thuhet se armiqtë e Islamit duhen vrarë dhe se urrente librat e Harry Potter. Por ky islamik është marrë në pyetje dhe deri tani dëshmohet se nuk ka lidhje me atentatorët e Bostonit, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Ndërkohë në shenjëstër është vënë Katherine Russell, e veja e djalit më të madh çeçen, Tamerlan Tsarnaev, që mbeti i vrarë gjatë një rrethimi nga policia. Katherine ka qenë një vajzë normale amerikane, por që vitet e fundit është konvertuar në myslimane. Çifti kishte dhe një fëmijë 3 vjeç. Tani Katherine po i përgjigjet policisë, se cilat ishin synimet e burrit të saj me ardhjen e tij në SHBA.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare pohojnë se ka shumë pikëpyetje lidhur me vëllezërit çeçenë, për idetë e tyre mbi atdheun nga vijnë, pasi të dy të rinjtë që fëmijë të vegjël kanë jetuar në SHBA.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›