Afganistan, humbin jetën 6 ushtarë amerikanë
Gjashtë ushtarë të Forcave Ndërkombëtare të Asistencës së Sigurisë kanë mbetur të vrarë në jug dhe në lindje të Afganistanit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kontigjenti i ISAF në Kabul, i cili ka saktësuar se ushtarët e vrarë i përkasin kombësisë amerikane.
Sipas burimeve të kontigjentit të ISAF, ushtarët humbën jetën gjatë përleshjeve të armatosura me rebelët afganë, të udhëhequr nga talebanët.
Sipas njoftimeve të mediave amerikane, janë 30 ushtarë të huaj që kanë mbetur të vrarë në Afganistan që prej fillimit të korrikut.