E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, jep doreheqjen komandanti britanik

Komandanti i forcave speciale britanike ne Afganistan, majori Sebastian Morley ka dhene doreheqjen.

Kohe me pare ai kishte shprehur shqetesim per problemet me pajisjet ushtarake te trupave ne ruajtjen e zones ku jane dislokuar ushtaret britanike.

Sipas britanikes “The Daily Telegraph”, Morley dha doreheqjen nga detyra pasi komandantet ushtarake dhe zyrtaret e qeverise injoruan vazhdimisht paralajmerimet e tij per te siguruar automjetet qe perdoren nga ushtria britanike ne Afghanistan. Megjitate, asnje nga keto arsye nuk permenden ne doreheqjen e tij, te motivuar si per ceshtje personale.

Ndersa gazeta “Telegraph” thote se Morley ishte i zemeruar per vdekjen e 4 ushtareve te tij ne nje shperthim ne muajin qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›