Times: Trupi i Sadamit u godit me thika pas varjes

Kufoma e Sadam Hussein eshte perdhosur pas ekzekutimit. Lajmin e ben te ditur gazeta “Times”, qe i referohet deshmise se personit pergjegjes per ruajtjen e varrit te ish diktatorit irakian.
Sipas Talab Misrab, ne trupin e Hussein diten e varrosjes nje dite pas ekzekutimit, u gjeten gjurme te 7 goditjeve me thike.
Varri i diktatorit ndodhet ne Awaja, nje fshat i vogel ne veri te Irakut. Hussein u ekzekutua me 31 dhjetor 2006.
Roja pretendon se 300 vete kane pare plaget ne trup dhe mund te deshmojne. Qeveria irakiane e ka mohuar gjithnje se kufoma e Sadamit u cnderua pas varjes.