E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet rreth Arafat, Abaz lejon marrjen e provave shtesë

Autoriteti palestinez, Mahmud Abaz, u dha ekspertëve zviceranë aprovimin për të marrë mostra të trupit të Jaser Arafatit dhe për t`i përdorur ato në testet e mëtejshme me qëllim vërtetimin e një helmimi të mundshëm të ish-liderit të palestinezëve.

Një hetim i televizionit Al Jazeera vuri në pah ekzistimin e një niveli të lartë të substancës radioaktive polonium në disa nga gjërat e Arafatit.

Ndihmësi i Abazit, Saib Erakat, ka urdhëruar këshilltarët e tij të komunikojnë me ekspertët në institutin zviceran.

Sasi të mëdha të helmit polonium ishin përdorur për ta vrarë ish-spiunin rus i, Aleksandër Litvinenko, i cili vdiq më 2006 në Londër.

Arafat vdiq në vitin 2004 në moshën 74 vjeçare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›