Publikohen fotot e ekzekutimit të femrës afgane

Janë publikuar fotot shokuese të ekzekutimit të një femre në Afganistan. Ndërsa ajo qëllohet me pushkë automatike AK 47 nga një taleban, turma e fshatarëve entuziazmohet dhe thërret “Zoti është i madh”.
22 vjeçarja thuhet se ishte e martuar me një anëtar të një grupi ushtarak taleban, por akuzohej se kishte marrëdhënie edhe me një komandant tjetër taleban.
Zyrtarët në Afganistan thanë se gruaja u vra për shkak të përplasjes mes dy talebanëve. Guvernatori i provincës Parvan, Abdul Basir Salangi, i tha CNN se të dy talebanët kishin marrëdhënie me gruan, ndaj vendosën të akuzojnë atë për tradhti bashkëshortore për të shpëtuar fytyrat e tyre.
Qeveria e Afganistanit thotë se ky akt nuk është as njerëzor dhe as islamik.