E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, lirohet gazetari i New York Times

Nga dëshmitarët e ngjarjes mësohet se në operacion humbi jetën përkthyesi afgan i gazetarit.  Korespondenti Stephen Farrell dhe përkthyesi i tij ishin rrëmbyer nga rebelët talebanë që prej ditës së së shtunë, ndërsa po tentonin të hynin në një zonë të bombarduar nga NATO.
        
Trupat e NATO-s arritën të lirojnë gazetarin, por jo përkthyesin, trupi i të cilit u gjet jashtë shtëpisë në mëngjes, tha për Reuters një dëshmitar i ngjarjes. 

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›