Rrezikohet marrëveshja për klimën
Konferenca e Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet në muajin dhjetor, mund të mos arrijë asgjë konkrete, si pasojë e mosmarrëveshjeve mes vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim.
Këtë e thekson edhe shefi i diplomacisë britanike, David Miliband, i cili bën të ditur, se “shumë shtete nuk janë dakord në arritjen e një pakti që do të zëvendësojë ‘Protokollin e Kiotos në 1997-ën’, që ka si synim pakësimin e emetimit të gazrave serë”.
Miliband premtoi se do të zhvillojë udhëtime në Francë, Holandë, Poloni dhe Danimarkë për të diskutuar se si shtetet evropiane mund të influencojnë tek ato shtete që mund të mos jenë dakord me marrëveshjen.