Seul, K. Jugore dhe SHBA filluan ushtrimet ushtarake
Dhjetëra mijëra ushtarë të forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut kanë nisur sot një seri të re të ushtrimeve ushtarake.
Ministria e mbrojtjes e Koresë së jugut dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara, thonë se në këto ushtrime janë të përfshirë rreth 56 mijë ushtarë koreano jugorë dhe 30 mijë trupa amerikane.
Këto ushtrime po bëhen pas atyre që u mbajtën muajin e kaluar, dhe për të cilat të dy aleatët i përshkruan si seanca stërvitore që tregojnë unitet në përgjigjje të fundosjes së luftanijes jugkoreane, në muajin mars të këtij viti, ku humbën jetën 46 marinarë. Ndërkaq Koreja e Veriut, vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat se ishte e përfshirë në fundosjen e anijes.
Pheniani ka kërcënuar se do të ndërmarë masa ndëshkuese ndaj ushtrimeve të fundit dhe ka vlerësuar se ato janë stërvitje që flasin për pushtim ose mësymje ushtarake kundër Koresë së Veriut.
Por, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se ato nuk kanë asnjë plan për të sulmuar apo pushtuar Korenë e Veriut. Më heret Koreja e Veriut tha se do të ndërmerte një kundërgoditje të pamëshirshme ndaj imperialistëve amerikanë dhe tradhëtarëve të Koresë së Jugut, si kundërpërgjigje për faktin që këto dy vende, SHBA dhe Koreja e Jugut do të nisnin stëvitjen e përbashkët ushtarake.