Një vit bojkot të Parlamentit të Maqedonisë nga PDSH-ja

Shkup, 16 gusht - Nesër mbushet një vit nga bojkoti i parlamentit nga ana e grupit parlamentar të PDSH-së. Nga partia e Thaçit nuk deshën të prononcohet nëse kjo periudhë kohore ka arsyetuar vendimin e tyre për bojkot. Shumica parlamentare nga ana tjetër thekson se debatet kryesor për çështjet e rëndësishme duhet të zhvillohen në Parlament. Madje BDI konsideron se partia e Thaçit nuk ka arsye të fuqishme politike për bojkotin e parlamentit në krahasim me partinë e Ahmetit e cila bojkotoi këtë institucion në vitin 2006 për shkak të shkeljes së vullnetit politik të qytetarëve shqiptar të cilët ja dhanë legjitimitetin, BDI-së, ka raportuar Alsat-m.
“Nëse BDI kishte një arsye politike të fuqishme se pse bojkotoi parlamentin në vitin 2006, opozita shqiptare nuk ka, sepse nuk ka një arsye të fuqishme politike e cila do të arsyetonte mungesën e tyre apo bojkotin e tyre në Parlamentin e Maqedonisë”, tha Tahir Hani koordinator i BDI-së.
Nga partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE thonë se përvoja e tyre, dëshmon se bojkotet sjellin dëme në radhët të partive që bojkotojnë por edhe proceseve demokratike në vend. Sillvana Boneva thotë se nuk është e drejtë që të marrësh të ardhurat e atyre që të kanë votuar dhe në anën tjetër të mos prezantosh zërin e tyre në Parlament.
“Mendoj se është e paarsyeshme nëse ju votojnë qytetarët që ta prezantoni qëndrimin e tyre dhe të luftoni për të drejtat e tyre në parlament, ju të merrni rroga e të mos i artikuloni interesat e tyre në parlament dhe nuk tentoni aspak ta tregoni votën e tyre meqë ju jeni zgjedhur për atë. Pra votuesit që kanë votuar për PDSH apo për cilën do parti tjetër politike e cila e lëshon Parlamentin vendin ku ballafaqohen argumentet për mua është e paarsyeshme. Edhe ne si parti politike kemi pasur në mandatin 2002 -2006 periudhë kur nuk ishim në parlament, seancat i kemi ndjekur jo në sallë ku mund të flasim por në zyre dhe pamë se ajo nuk jep rezultate por kundër-efekte te qytetarët. Prej aty personalisht e kam ndjerë atë dhe e di se ajo dëmton Maqedoninë, proceset demokratike ndërsa më shumë dëmton partinë politike”, u shpreh Sillvana Boneva koordinatore e VMRO-DPMNEs-ë.
“Mendoj se është vendim i tyre politik dhe është legjitim dhe unë e respektoj, por megjithatë vlerësoj se në Parlament duhet të debatohet për çështje të rëndësishme”, theksoi Cvetanka Ivanova koordinatore e LSDM-së
PDSH braktisi Parlamentin më 17 gusht 2009 me arsyetime se shtëpia ligjdhënëse është vënë në funksion të partisë më të madhe në pushtet dhe se miratohen ligje që rrënojnë dinjitetin dhe të drejtat kombëtar të shqiptarëve.