E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, të paktën 5 të vdekur nga një atentat kamikaz

Lajmi u konfirmua sot nga një oficer policie. “Atentati, si pasojë e të cilit u plagosën nëntë pelegrinë iranianë duke përfshirë dhe gra, ndodhi në Muqdadiya, rreth 20 kilometra në verilindje të Bakubas, kryeqytet i provincës Diyala”, theksoi komandanti Mohamed al-Karkhi.

Makina po transportonte pelegrinët drejt Najafit dhe Kerbalas, dy qytete të shenjta në jug të Bagdadit që vizitohen çdo vit nga miliona shiitë iranianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›