E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit, Tetori muaji i sensibilizimit

Vullneti për të përballuar sëmundjen, dëshira për jetën dhe pa dyshim trajtimi mjekësor kanë bërë që Hajrie Bracallari t’i shpëtojë vdekjes nga kanceri i gjirit. Gjatë rrëfimit të saj për Televizonin Klan, 50-vjeçarja shprehet se mësoi me dhimbje se ishte prekur nga kanceri i gjirit në stad të avancuar. E ndërsa kanë kaluar dhjetë vjet, Hajria është shëruar plotësisht, ajo angazhohet në disa shoqata për të sensibilizuar gratë në luftën kundër kancerit të gjirit. Tetori është muaji i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit, në këtë kuadër, shoqata “Pro Jetës” ftoi të gjithë ata që ishin në Qendrën Tregtare Univers të kapen për dore për t’i bërë kështu sfidë kancerit të gjirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›