E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, nje komando me H1N1

Nje komando shqiptar rezulton te jete i prekur nga gripi i derrave. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka komunikuar ne telefon me komandon shqiptar ne Afganistan i cili gjendet nen mbikeqyrjen e mjekeve, pasi eshte prekur nga virusi H1N1. Gjendja shendetesore e ushtarit eshte e permiresuar, pra jashte cdo rreziku per jeten, megjithate do te mbahet edhe per 48 ore nen mbikeqyrje. Nderkohe 3 ushtaret e tjere qe rrinin ne te njejten dhome me komandon e infektuar kane rezultuar te pa prekur nga ky virus. Gjithashtu me ushtarin e semure kane komunikuar edhe familjaret e tij.

Nga ana tjeter, Ministri Oketa bisedoi edhe me komandantin e misionit paqeruajtes shqiptar ne Afganistan e u interesua per shendetin e te gjithe efektivit ushtarak. Sipas komandantit, major Abaz Bregu, gjendja shendetesore e te gjithe ushtarakeve eshte shume e mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›