Lilaj-Januzi: Fitore kundër Azerbajxhanit
Shqipëria e “vogël”, ajo U-21, synon të marrë ndaj Azerbajxhanit U-21 pikët e para në eliminatoret për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011, pas dështimit të dyfishtë me Skocinë. Ndërsa Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje, ato me Skocinë, për Azerbajxhanin sfida në “Niko Dovana” është e para. Lojtarët e shohin me optimizëm ndeshjen kundër azerëve, një kundërshtar i njohur për trajnerin Artan Bushati, ndaj të cilëve për eliminatoret e Europianit 2009 barazuam 1-1 në Baku dhe 0-0 në Vlorë. Ndërsa Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje, ato me Skocinë, për Azerbajxhanin sfida në “Niko Dovana” është e para.
LILAJ
“Me Skocinë dhamë maksimumin tonë, por ishte një kundërshtar i fortë. Nuk shpresonim ndonjë gjë të madhe. Me Azerbajxhanin kemi objektivat tona për të fituar. Është një ekip i nivelit tonë”, - tha për televizonin “Vizion Plus” nga rezidenca e hotel “Leonardo”-s në Durrës, mesfushori i Tiranës, Sabien Lilaj, një nga pesë lojtarët e thirrur nga bardheblutë, së bashku me Ditmar Bicin, Migen Metanin, Blerti Hajdarin dhe blerjen e re të 24-herë kampionëve, Erando Karabecin, ky i fundit në dy ndeshjet miqësore kundër Gjeorgjisë e Maltës, respektivisht shënoi një gol kundër gjeorgjianëve dhe humbi penallti ndaj maltezëve.
JANUZI
“Besoj se jemi më të fortë se azerbajxhanasit, por në fushën e futbollit nuk i dihet. Do të japim maksimumin për të nxjerrë një rezultat sa më të mirë, pasi është një ndeshje kualifikuese. Është me rendësi për ne”, - tha Ahmed Januzi, lojtari i vetëm i thirrur nga kampionatet e huaja nga ana e teknikut Bushati. Sulmuesi i Vorskla Poltavës në Ukrainë shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në humbjen 1-2 me Maltën.
GRUPI 10
NDESHJET E SHQIPËRISË
Shqipëri-Skoci 0-1
Skoci-Shqipëri 5-2
Shqipëri-Azerbajxhan 05.09
Austri-Shqipëri 09.09
SKUADRAT Nd Pikë
Skocia 2 6
Bjellorusia 1 3
Azerbajxhani 0 0
Austria 1 0
Shqipëria 2 0
Mile, trajneri i ri i Shkumbinit
Kristaq Mile është trajneri i ri i Shkumbinit. Tekniku i njohur beratas do të pasojë Gugash Maganin, ky fundit dha dorëheqjen pas barazimit të Shkumbinit me Gramozin(0-0)në Ersekë dhe humbjes me Besën (1-2) në Peqin, që kondicioni dhe largimin e legjendës së qytetit të vogël. Mile, së fundi në Superligë ka drejtuar Teutën (ia doli ta mbajë në Kategorinë Superiore në edicionin 2007-2008), por në karrierën si teknik të ish-futbollistit të famshëm janë dhe klube si Tomori, Bylis e Lushnja.
3 Shtator 2009