E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novartis: Vaskinsa 80 per qind efektive per njerezit

Kompania farmaceutike e cila eshte duke prodhuar vaksinen kunder gripit te derrave, po teston dozat e para. Te dhenat kane treguar se jeho vaksine eshte 80 per qind efektive vetem me nje doze. Nese perdoren dy doza atehere mbrojtja ndaj virusit vdekjeprures H1N1 shkon deri ne 90 per qind. Vaksina kunder gripit te derrave H1N1, aktualisht e zhvilluar nga Novartis, ka treguar nje pergjigje te forte imunitare gjate studimeve klinike te ndermarra nga grupi. "Studimi i pare i ketij lloji i ndermarre nga laboratori zviceran ka treguar nje pergjigje te forte imunitare, potencialisht mbrojtese ne 80 per qind te rasteve pas injektimit te nje doze dhe ne me shume se 90 per qind te rasteve pas dy dozave'', theksoi Novartis ne nje komunikate. Studimi eshte bere ne 100 persona te cilet i perkasin moshave te ndryshme, por kryesisht moshes aktive e cila ka rezultuar edhe me e prekur nga ky virus. Ka qene pikerisht mosha nga 18 deri ne 50 vjec ajo qe i eshte nenshtruar provave te vaksines se prodhuar nga Novartis. "Rezultatet treguan qe pergjigja e antitrupa eshte me e forte mes personave qe kishin marre dy doza vaksinash, edhe pse nje doze e vetme ka dhene nje pergjigje qe mundeson mbrojtjen nga gripi i derrave" ka pohuar zyrtarisht kompania farmaceutike. Por kjo e fundit ende nuk ka deklaruar daten se kur vaksina do te hidhet ne tregun farmaceutik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›