E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Djegia e Kuranit shtoi sulmet ndaj NATO-s

SHBA- Protestat e zhvilluara ditët e fundit në Afganistan në shenjë revolte për djegien e Kuranit kanë penguar marrëdheniet mes NATO-s dhe policisë vendase.

Kështu ka deklaruar komandanti i NATO-s në Afganistan, John Allen, i cili ka bërë thirrje që ai moment i paqëllimshëm të anashkalohet.

Sipas BBC-së nga protestat kanë humbur jetën 4 ushtarë amerikanë dhe 26 civilë të thjeshtë.

BBC raporton se vrasja e dy ushtarëve të NATO-s ditën e shtunë mund të jetë bërë nga një oficier policisë afgane.

Djegia e Kuranit nga ushtarët të cilët e hodhen në një pirg mbeturinash që po digjeshin në mënyrë që rebelet të mos komunikonin përmes tij shkaktoi revolta të forta të popullsisë vendase. Ndërkohë, talebanët i kanë bërë thirrje popullit që të vrasë ushtarët e huaj si hakmarrje për djegien e Kuranit.

Përmes një letre të dërguar pak ditë më parë presidentit afgan Hamid Karzai, Obama e cilësoi aktin si një hutim: Ne do të marrim masat e duhura që diçka e tillë të mos përsëritet. Ndërkaq Afganistani ka ngritur një skuadër që do të merrte me atë çfarë ndodhi në Bagram.

Muslimanët besojnë se Kurani është fjala e Perëndisë, kështu që njerëzit e mbrojnë atë edhe me jetën e tyre. Edhe pse në shumë vende perendimore është cilësuar si një shenjë fanatizmi dhe intolerancë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Djegia e Kuranit, Obama kërkon falje për ‘gabimin’ SHBA- Buja afgane lidhur me djegien e Kuranit nga ushtarët...
  2. Djegia e Kuranit, vazhdojnë protestat në Afganistan Afganistan- Protesta të reja antiamerikane janë zhvilluar në të gjithë...
  3. NATO, ndjesë për djegien e Kuranit në Afganistan Tiranë- NATO ka kërkuar ndjesë për veprimin e turpshëm të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›