E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagesë edhe për ditët shtesë të komandove në Afganistan

Ministria e Mbrojtjes e ka bërë propozimin në qeveri, e cila e ka miratuar sot këtë vendim.

Në vendimin parashikohet që krahas kohëzgjatjes me çdo rotacion prej 6 muajsh, shtohen fjalët “... së cilës i shtohet edhe periudha e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës ...”.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e miratuara, për çdo vit, në buxhetin e  Ministrisë së Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /Start/

                                                                                             2012-02-29 16:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›