Kërkohej në Shqipëri për vrasje, arrestohet në SHBA për grabitje bankash
SHBA - Kërkohej në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për grabitje bankash.
Lajmi është publikuar sot në New York Post, ku shkruhet se policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin Shpend Mazari, pasi kërkohej për dy grabitje bankash, me vlerë totale 500 mijë dollarë.
Madje zyrtarë të FBI-së bënë të ditur se ishin vënë prej kohësh në ndjekje të 26-vjeçarit nga Puka e Shqipërisë.
Të njëjtat burime të cituara nga New York Post thonë se i riu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Federale e New Jeresy për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej vitit 2004 kërkohet nga INTERPOL-i për një vrasje të kryer në Shqipëri.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera ARTIKULLI I NEW YORK POST