E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet e të birit, plagoset me armë zjarri 65-vjeçari

VLORE - Zbardhet tentativa për vrasje mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ndërsa janë identifikuar dhe autorët. Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët e ngjarjes janë vëllezërit Ermal dhe Paulo Sakaj, të cilët janë ende në kërkim.

Sipas policisë së Vlorës, shkak i ngjarjes ku mbeti i plagosur shtetasi Zaho Dano është borxhi prej 30 mijë eurosh që djali i tij u kishte dy vëllezërve.

Madje mësohet se konflikti e kishte fillesën në Itali dhe pak para ngjarjes dy autorët kanë debatuar me 65-vjeçarin dhe më pas ata e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë në këmbë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›