Forcat qeveritare vranë 20 militantë në Çeçeni
Forcat e qeverisë kanë vrarë 20 militantë në Çeçeni, ndërsa si pasojë e shpërthimit të një bombe në varrezat e një province fqinje humbën jetën tre persona, të cilët kishin vizituar varrin e një zyrtari të policisë, të vrarë nga kryengritësit, njoftuan autoritetet për zbatimin e ligjit.
Presidenti pro-rus i Çeçenisë theksoi se ka mundësi që në mesin e të vrarëve të jetë edhe kryesuesi i kryengritësve, Doku Umarov. Ramzan Kadyrov theksoi se njëri nga kryengritësit e vrarë është identifikuar si bashkëluftëtarë Umarovit, i cili ka qëndruar pothuajse gjithmonë përkrah tij, por ai nuk përmendi dëshmi tjera dhe shtoi se ekspertët e mjekësisë ligjore tani pritet që ta kryejnë punën e tyre.
Ministri i Brendshëm i Çeçenisë, Magomed Deniyev, theksoi se gjatë luftimeve nuk ka pasur të vrarë nga radhët e forcave të qeverisë.
Në Dagestan, provincë kjo fqinje e Çeçenisë, tre civilë kanë humbur jetën, pas shpërthimit të një bombe, të vendosur në varrin e një zyrtari të policisë, i cili është vrarë nga kryengritësit, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Dagestanit, Mark Tolchinsky. Autoritetet theksuan se besojnë se ky sulm është vepër e militantëve islamikë.