Hetim për ushtarët britanikë në Irak
Avokatët e të burgosurve irakenë, viktima të të akuzuarve, kanë kërkuar një hetim të plotë për të gjitha akuzat e ngritura në drejtim të ushtarakëve. Midis akuzave është edhe ajo që ka të bëjë me një 16-vjeçar iraken, që mbahej i burgosur në një prej qendrave që kontrollohej nga britanikët.
Ministri i Forcave të Armatosura, Bill Ramell, tha se deklarata të tilla janë marrë seriozisht, por ka nënvizuar se hetimet zyrtare duhen bërë pa paragjykime. “Deklarata të kësaj natyre po merren shumë seriozisht. Gjithësesi, ato nuk duhet të merren si fakte”, ka pohuar Ramell.
Nderkohë, autoritetet kanë nisur një tjetër hetim për një civil iraken që mbahej nën kujdesin e britanikëve dhe që vdiq pasi kishte marrë 93 plagë. Një lajm i botuar nga gazeta “The Independent” bën të ditur se 33 çështje të reja për abuzime kanë dalë në dritë.