Kosova sot në heshtje,nesër zgjedhjet vendore
Në Kosovë sot është heshtje parazgjedhore. Partitë kosovare mbyllën mbrëmë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të parat pas shpalljes së pavarësisë.
AKR e mbylli fushatën e saj me një miting në qendrën e Prishtinës, të shoqëruar me fishekzjarre dhe muzikë. Kryetari i kësaj partie, Behxhet Pacolli i ka bërë thirrje simpatizantëve që të votojnë për ndryshimin. Ndërsa kandidati i kësaj partie për Prishtinën, Vegim Gashi ka premtuar zhvillimin e kryeqytetit. Edhe LDK-ja mbylli fushatën e saj me një apel të kandidatit Isa Mustafa kundër qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi. Ndërsa kandidati i PDK-së, Astrit Salihu zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit, të cilët i ka garantuar se ka një strategji të posaçme për zhvillimin e tij.
Ndërkohë, serbët kanë njoftuar se do të bojkotojnë këto zgjedhje lokale në shtetin më të ri në botë.