E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 të vdekur nga përplasja e trenit në Indi

Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, të cilat raportojnë se të 15 vagonat e trenit që udhëtonte nga Jodhpuri në drejtim të kryeqytetit Delhi, dolën nga binarët. Ekipet e shpëtimit po përdorin prerëse metalesh për të nxjerrë njerëzit e bllokuar në vagonët e përmbysur.

Sistemi hekurudhor në Indi përdoret nga miliona njerëz çdo ditë dhe shpeshherë ka shkaktuar tragjedi, për shkak të sistemit të dobët të sigurisë dhe amortizimit. Një i tillë ndodhi javën e kaluar, ku 14 persona humbën jetën , kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion në Utar Pradesh.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›