E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me armë në aeroportin e Meksiko Siti-t, 2 të vdekur e 1 i plagosur

Dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër është plagosur para një terminali të aeroportit ndërkombëtar në Meksiko Siti.

Departamenti federal për siguri publike njoftoi se të paktën njëri nga viktimat ishte një zyrtar, ndërsa po vazhdon puna për të zbuluar identitetin e dy personave të tjerë.

Detaje të tjera për të shtënat me armë zjarri mbesin ende të panjohura.

Zëdhënësi i aeroportit, Xhorxhe Gomez, u tha medieve lokale se po vazhdon tashmë puna normale në aeroport.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›