E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Drejtësia dhe policia, të zbardhë vrasjen e gjyqtarit

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga organi i akuzës dhe policia, zbardhjen sa më të shpejtë të vrasjes së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi disa ditë më parë në Vlorë. Nga qyteti i Ersekës, diplomati amerikan e ka cilësuar këtë vrasje të tmerrshme dhe ka theksuar se dikush u përpoq ta vriste dhe e vrau gjyqtarin Konomi.
 

Në reagimin e parë të tij për vrasjen e gjyqtarit, ambasadori amerikan ka deklaruar se gjyqtari Konomi ishte baba dhe bashkëshort dhe la pas një familje.
 

Ambasadori Arvizu, ka qenë në Ersekë për një inagurim në kopshtin Nr. 2 të këtij qyteti, që është rikonstruktuar nga USAID-i, me një fond prej 170.000 dollarë, por vëmendja e tij është ndaluar në vrasjen e gjyqtarit, Skerdilajd Konomi. Diplomati amerikan do të vijojë vizitën e tij në bashkinë e qytetit të Pogradecit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›