Gjukanovic: Marrëdhënie diplomatike, para vendimit të GJND-së
PODGORICE- Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, deklaroi dje se vendi i tij nuk duhet të presë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.Media serbe citon Gjukanovic duke u shprehur se Mali i Zi ende nuk ka caktuar datën konkrete për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, por ka thënë se nuk duhet hezituar në këtë drejtim.Kryeministri malazez është shprehur se nuk duhet ngurruar dhe nuk duhet qëndruar pas alibisë të pritjes së vendimit GJND-së., Gjukanovic ka thënë se duhet vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe të shkëmbehen ambasadorët, pasi që kjo do të sjellë vendosjen e raporteve cilësore në rajon, do të kontribuojë në stabilitetin dhe krijimin e perspektivave evropiane.Më përpara presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, tha se shteti i tij do të respektonte vendimin e GJND-së “nëse do të përmbajë rekomandim dhe qëndrim plotësisht të qartë”(s.g/telegraf/BalkanWeb)