Fier, gjendet një i vrarë, dyshohet për pengmarrje
FIER-Policia e rrethit të Fierit bëri të ditur sot se ka gjetur një person të vrarë në Levan të Fierit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se dyshohet se kufoma mund ti përkasë një emigranti shqiptar të sapoardhur nga Greqia në atdhe që pasi është rrëmbyer me pas eshte vrarë. Efektivët e policisë së Fierit janë sinjalizuar sot rreth orës 10:00 nga banorë të Levanit për gjetjen e një trupi të pajetë në një tunel të ish-repartit të tankeve në Levan të Fierit. Nga kqyrja që iu bë trupit të pajetë mësohet se kufoma mund të jetë e moshës 32 vjec dhe i përket seksit mashkull. Ka dyshime të forta se trupi i pajetë i përket një emigranti shqiptar të sapo kthyer nga Greqia me rastin e festave të fundvitit. Policia bën të ditur se emigranti që dyshohet se i përket trevave të jugut, pasi është rrëmbyer është mbajtur peng në ambientet e ish-reparti të tankeve ku dhe është grabitur e më pas është ekzekutuar për vdekje me armë të tipit automatik. Ekzekutimi sipas policisë mund ë ketë ndodhur 2 net më parë. HetimetPuna e policisë është përqëndruar aktualisht në dy drejtime. Grupi i pare po punon për gjetjen e personave të deklaruar të humbur ditët e fundit me qëllim identifikimin e viktimës. Grupi tjetër i punës po heton për personat e mundshëm që mund të kenë kryer vrasjen. Policia po merr në pyetje banorë të zonës për të mësuar më shumë rreth persona të dyshimtë që kanë shkelur Levanin kohët e fundit. Në cilësi të provave materiale janë marrë gëzhojat e plumbave që janë shkrehur nga arma me të cilën është kryer vrasja.(d.b/BalkanWeb)