Vatikani: E pamundur te mbrojme Papen nga incidentet
ROME- Vatikani pranon se eshte e pamundur qe te mbrohet Papa nga incidente te ngjashme si ai i se enjtes ne mbremje, gjate meshes tradicionale te Krishtlidjeve. Behet fjale per aktin kur nje grua u hodh te perqafonte Atin e Shenjtë duke e rrezuar ne toke bashke me nje kardinal tjeter te moshuar qe theu kemben. Zedhenesi i Vatikanit tha se Papa shpesh rrethohet nga mijera njerez ne audiencat e tij dhe meshat masive. Nuk mund te vendoset nje mur ndares mes Papes dhe besimtareve. 25 vjecarja Suzana Maiolo kishte tentuar nje vit me pare per Krishtlindje qe te perqafonte Papen. Tashme ajo eshte shtruar ne nje spital psikiatrik. Vatikani nuk e quan sulm pasi nuk kishte qellim te vriste Atin e Shenjtë , pavaresisht se per moshen e thyer te tij nje incident i tille mund te jete vdekjeprures, per shkak te panikut apo frikes se castit. Vatikani nuk sheh asnje mundesi qe te siguroje nje ruajtje 100 % te Papa Benediktit të XVI, edhe pse rojet e sigurise jane gjithandej dhe te mirepergatitur. Autoritetet e sigurise ne Vatikan nuk kane se cmesim te nxjerrin nga kjo ngjarje. Nje incident te ngjashem perjetoi dhe kryeministri Silvio Berluskoni dy jave me pare ne Milano, i cili ka nje armate truprojesh, por perseri sulmi ndaj tij nuk mundi te ndalej.(NEWS24/BalkanWeb)