Afganistan, protesta kundër bombardimeve nga Pakistani

Qindra afganë kanë demonstruar sot në Kabul, për të dënuar bombardimet e forcave pakistaneze në zonat e Afganistanit lindor.
Protestuesit kanë brohoritur slogane kundër Pakistanit, derisa kanë marshuar në njërin nga pazaret kryesore të Kabulit.
Ata po ashtu i kanë bërë thirrje Qeverisë afgane që t`iu sigurojë armë, në mënyrë që “të ndihmojnë në mbrojtjen e provincës Kunar”.
Zyrtarët afganë kanë thënë se sulmet ndërkufitare nga trupat pakistaneze në disa raste kanë pasur në shënjestër civilët.
Ditë më parë, presidenti Hamid Karzai e ka ngritur këtë çështje edhe me homologun pakistanez, Asif Ali Zardari.