E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 5 ushtarë australianë në Afganistan

Pesë ushtarë të Australisë janë vrarë në dy incidente të ndara në Afganistan.Kryeministrja, Julia Gilard, vlerësoi se kjo ishte dita më vdekjeprurëse për ushtarët e Australisë, prej fillimit të luftës në Afganistan.
 

Ushtria e Australisë tha se tre pjesëtarë të saj janë vrarë dhe dy të tjerë ishin plagosur, kur një person me uniformë të armatës afgane hapi zjarr kundër ushtarëve në bazën në provincën Uruzgan.Personi që ka hapur zjarr ka arritur të largohet.
 

Ky ishte sulmi i fundit në valën e të ashtuquajturave sulme të “brendshme” nga personat me uniformë të forcave të sigurisë së Afganistanit kundër trupave të jashtme.
 

Në një incident tjetër, dy ushtarë të Australisë kanë humbur jetën, pasi helikopteri i tyre është përplasur në provincën Helmand.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›