E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, raportohen të tjera viktima nga sulmet

Helmand - Si pasojë e përplasjeve midis forcave të NATO-s dhe kryengritësve në jug të Afganistanit, të paktën tetë civilë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën më 23 shkurt, sipas një hetimi të bërë nga autoritetet lokale afgane dhe NATO. Më 23 shkurt, një patrullë e Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë (NATO) ranë në një pritë në një fshat në distriktin Sangin, në provincën Helmand, bastion i talebanëve. "Nga kjo përplasje të paktën tetë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën'', deklaruan në një komunikatë autoritetet e Helmandit dhe NATO-s.

Familjet e viktimave dhe personat që kanë pësuar dëmtime në banesat e tyre do të kompensohen financiarisht. ''Humbje ka pasur dhe nga rebelët'', theksohet në komunikatë. "Raporti i tyre tregon qartë se rebelët në Afanistan përdorin shtëpitë e civilëve dhe ndërtesat fetare për të kryer aktivitetet e tyre terroriste'', sipan komunikatës. Gjatë vitit 2008 ka pasur shumë të vrarë nga anët e civilëve afganë që pas rrëzimit të regjimit taleban në fund të vitit 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›