Clinton: Irani nuk pranon ofertën e Perëndimit
Uashington - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton nuk beson se Irani do të pranojë ofertën e bërë nga Perëndimi. Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka dekalruar se Clinton i kishte shprehur homologut të saj të Emirateve të Bashkuara Arabe se SHBA-ja nuk mund të krijonte "shpresa të kota" në lidhje me Iranin dhe se e kishte të qartë situatën. "Clinton deklaroi dyshimet që kishte në lidhje me një përgjigje të mundshme pozitive nga pala iraniane për ndonjë marrëveshje, që nënkupton shtrirjen e dorës drejt ofertës së bërë nga shtetet e mëdha", u shpreh zyrtari