E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli do të dyfishojë kolonizimet në Cisjordani

Cisjordani -Ministria e Strehimit në Izrael, po përgatiti planin e kolonizimit intensiv që parashikon dyfishimin e numrit të kolonëve në Cisjordani, bëri të ditur sot radioja izraelite ushtarake. Këto plane për kolonizimin që duhet të miratohen nga qeveria e ardhshme parashikojnë ndërtimin e 73 000 apartamenteve në vitet e ardhshme, 5 700 prej të cilave do të ndërtohen në lagjet e Jerusalemit Lindor.

Ndërtimet në sheshet e Cisjordanisë mund të presin të paktën 280 000 banorë. Sipas lëvizjes antikolonizim ''Tashmë Paqe'' projektet janë miratuar për 15 000 apartamente, 9000 prej të cilave janë në ndërtim. Planet parashikojnë sipas ''Tashmë Paqe'' vendosjen urbane në rajonin e Betlehemit dhe ndërtimin e 3 000 apartamenteve. Rreth 300 000 kolonë izraelitë janë vendosur në Cisjordani që nga pushtimi në qershor 1967.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›