E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sebellius, Sekretarja e re amerikane e Shëndetësisë

Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama emëroi dje zyrtarisht Guvernatoren e Kansasit, Ketlin Sebellius (Kathleen Sebelius) në krye të reformës së tij të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, që mundësoi fillimin një javë në qendër të së cilës do të jetë përmirësimi i sistemit shëndetësor joefikas, ndërkohë që ai mendon se kostoja e këtij të fundit po e vë në rrezik ekonominë amerikane.

"Presidenti Barak Obama emëroi sot zyrtarisht Guvernatoren e Kansasit, Ketlin Sebellius në postin e Sekretares së Shëndetësisë dhe të Shërbimeve Njerëzore", njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhej gjithashtu se në këtë post, Sebellius do të mbikëqyrë një departament të rëndësishëm që është thelbësor për popullin amerikan, përfshirë edhe vënien në funksion dhe zbatimin e vizionit të presidentit për shërbimin shëndetësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›