E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW kritikon Kinën

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka akuzuar Kinën se ka shkelur ligjin ndërkombëtar, duke përdorur forcë të tepruar gjatë ndërhyrjes në kohën e trazirave në Tibet, dy vite më parë.

Raporti më i fundit i HRW thekson se forcat kineze kanë përdorur forcë të tepruar, kanë bërë arrestime të paligjshme, kanë torturuar dhe nuk kanë respektuar të drejtën për grumbullime paqësore.

Së paku 19 persona vdiqën nga dhuna gjatë trazirave, që ndodhën vetëm pak muaj para organizimit të Lojërave Olimpike Verore, të cilat u zhvilluan në Pekin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›