E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, shifër rekord e civilëve të vrarë në vitin 2011

Gjithsej 3 021 civilë u vranë gjatë vitit të shkuar, një rritje me 8 për qind, ndërsa viti 2010 shënoi kulmin me 2 790 të vdekur. Humbjet civile rriten për vitin e pestë radhazi. Që nga viti 2007, 11 864 civilë kanë vdekur në konflikt.

“Fëmijët, gratë dhe burrat afganë vazhdojnë të vriten në këtë luftë me përmasa gjithnjë e më të mëdha”, deklaroi Jan Kubis, kreu i ri i UNAMA-ës, i cili i bëri thirrje palëve pjesëmarrëse në konflikt që të rrisin shumë përpjekjet për të mbrojtur civilët.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-04 21:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›