Shtohen viktimat nga ngricat ne Europe
Moti i keq vazhdon të marrë jetë njerëzish. Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga i ftohti në Ukrainë, ndërsa në Rusi 64 persona kanë mbetur të vdekur dhe në Serbi 6 ndërsa një është i zhdukur. Europa Lindore vazhdon të përjetojë temperaturat të cilat kanë rënë deri në -35 gradë Celsius.
Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vdekur nga ngricat në Ukrainë, prej një jave ku vendi u godit nga rrymat e akullta. Autoritetet thanë se rreth 64 prej tyre ishin të pastrehë dhe janë gjetur të pajetë nëpër rrugë. Temperaturat arritën deri në -35 gradë celsius. Qindra të tjerë janë trajtuar në spitale nga morthi dhe gjendje të tjera të cilat lidhen me të ftohtin. Në Ukrainë autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe kolegjet, ndërsa kanë hapur 3 mijë cadra për strehim dhe ushqim në të gjithë vendin.
Zyrtarët shëndetësorë kanë udhëzuar spitalet të pranojnë pacientët e pastrehë edhe pas trajtimit, në mënyrë që t’i mbrojnë nga i ftohti. Kryeministri ukrainas Mykola Azarov, tha se vendi ka djegur 1 bilionë m kub gaz për vetëm 3 ditë. Ai pranoi se vendi është duke përjetuar kohë të vështira, por të cilat do të tejkalohen”.
Në Rusi u raportuan 64 të vdekur gjatë gjithë muajit janar, por mbetet ende e paqartë nëse kjo është e lidhur me ngricat të cilat filluan javën e kaluar. Në Serbi të paktën 11 mijë banorë të fshatrave kanë mbetur të bllokuar, ndërsa Italia po përjeton dimrin më të ftohtë prej 27 vitesh.