E Diel, 1 Nëntor 2026

KS Rusia dhe Kina vendosin veton per rezoluten ndaj Sirise

Rezoluta arabe e mbështetur edhe nga perëndimorët dënonte shtypjen e dhunshme në Siri, ndërsa Rusia dhe Kina kanë vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Të dy anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit kundërshtuan projekt-rezolutën, pavarësisht dënimit të fortë nga ana e presidentit amerikan Barak Obama të dhunës në Siri.
Votimi erdhi disa orë pasi aktivistët akuzuan forcat siriane të sigurisë për vrasjen e të paktën 55 personave në Homs. Obama e përshkroi sulmin atje si një "sulm papërshkrueshëm"
Më herët, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov kritikoi projekt-rezolutën për veçuar qeverinë e Presidentit Bashar al-Asad, dhe se nuk përmban masa kundër grupeve të armatosura opozitare.
Por, ndryshimet e propozuara ruse në tekst u përshkruan si "të papranueshme" nga ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice.
Minsitri i jashtëm rus Sergei Lavrov së bashku me kreun e Shërbimit Rus të Inteligjencës së Jashtme, Mikhail Fradkov do të shkojnë të martën në Damask për të biseduar me presidentin Asad
Më shumë se 200 persona humbën jetën në qytetin Homs, ndërsa deri tani janë konfirmuar vetëm 55 vrasje. Imazhe nga qyteti tregojnë një varrim masiv. Ndër vendet e para, anëtare të Ligës Arabe, që ka reaguar ndaj dhunës së fundit në Siri, është Tunizia, e cilaa ka shpallur “non grata” ambasadorin sirian si shenjë proteste ndaj dhunës së autoriteteve dhe bombardimit në qytetin e Homsit.
Një video e publikuar në internet e që tashmë ka bërë xhiron e botës tregon pamje të tmerrshme të disa personave të mbuluar me gjak dhe zëra ku dëgjohej se bombardimi ende vazhdonte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›