E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, Kina dhe Rusia veto kundër rezolutës për Sirinë

Dy anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit bllokuan rezolutën, pavarësisht sulmeve të fundit të autoriteteve siriane mbi civilët në qytetin e Homsit, ku të paktën 217 persona raportohen të vdekur.

Presidenti amerikan, Barack Obama, në një deklaratë para votimit të rezolutës e cilësoi sulmin në Homs si një sulm që të lë pa fjalë dhe që tregon qartë brutalitetin e Assadit ndaj popullit sirian.

Rusia, votën e saj kundër, e argumenton me faktin se rezoluta e Ligës Arabe dënon vetëm qeverinë e Presidentit Bashar Al-Asad, teksa opozitën nuk e cenon.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, së bashku me kreun e shërbimeve sekrete ruse, Mikhail Fradkov, pritet të vizitojnë damaskun të martën.

Qëndrimi i Moskës dhe Pekinit zyrtar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuar, Britania e Madhe, Franca etj./Start/

                                                                                             2012-02-05 08:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›