E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli sulm te papritur ndaj Iranit

Edhe pse me një situate disi të qetë Izraeli mund të vendosë që të sulmojë në mënyrë të njëanshme Iranin në pranverë në sajë të mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor të Teheranit. Një qëndrim i tillë është bërë i ditur nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta. E përditshmja amerikane “Washington Post”, citon zyrtarin e lartë amerikan mbi një sulm të mundshëm rreth muajit maj ose qershor. Gjatë intervistës sekretari shprehu “shqetësim të thellë” për degradimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe superfuqisë tjetër të rajonit. Panetta ka shprehur publikisht shqetësimin e tij se Izraeli po e pozicionon veten për një sulm të papritur.
Rrethanat kanë reflektuar një çarje të thellë mes Izraelit dhe SHBA mbi urgjencën për të ndalur programin bërthamor të Iranit, që zyrtarët perëndimorë të zbulimit dhe ekspertë bërthamorë thonë se së shpejti mund të formalizohet në një armë bërthamore . Shefi i shërbimeve sekrete izraelite, Avi Kochavi, denoncoi se Irani ka uranium të mjaftueshëm për të prodhuar katër bomba bërthamore.
Edhe pse administrata e presidentit amerikan, Barak Obama nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të shqetësuar se një grevë e njëanshme mund të thyej koalicionin e gjerë ndërkombëtar të mbledhur në tri vitet e fundit për t'u përballur me Iranin mbi programin e tij bërthamor, që udhëheqësit iranianë kanë thënë vazhdimisht është për qëllime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›