Afganistan, shmanget super-atentati, në pranga 5 kryengritës
Forcat e sigurisë së Afganistanit bëjnë me dije se kanë arrestuar pesë kryengritës me rreth 10 mijë kilogramë lëndë eksplozive në kryeqytetin Kabul.
Zëdhënësi i Drejtoratit kombëtar për siguri, Shafiqullah Tahiri, në një konferencë për shtyp, tha se personat e arrestuar kishin synuar që ta përdornin eksplozivin për sulme masive në hapësirat me njerëz në Kabul.
“Nëse ky eksploziv do të ishte përdorë, do të shkaktonte gjakderdheje në shkalllë të madhe”, tha Tahiri.
Materja shpërthyese ishte gjetur në 400 thasë, që ishin fshehur nën patate, në pjesën e prapme të një kampioni, në një lagje të Kabulit.
Zëdhënësi Tahiri tha se të arrestuarit ishin stërvitur nga pjesëtarët e talibanëve pakistanezë, që kanë lidhje të forta me talibanët në Afganistan.