Rrëzimi i avionit në Pakistan, Qeveria fajëson kompaninë

Qeveria e Pakistanit deklaron se kompania “Bhoja Air”, pronare e avionit Boing 737, që është përplasur dje afër Islamabadit, ku humbën jetën me të 127 pasagjerët, është përgjegjëse për aksidentin.
Ministri i brendshëm pakistanez, Rehman Malik, tha se “Bhoja Air” “duket se është për tu fajësuar pasi mban në përdorm një avion shumë të vjetër”.
Ai më tej ka theksuar se nëse një kompani ajrore, “nuk ka para të mjaftueshme, kjo nuk do të thotë se ju duhet ta bleni aeroplanin e vjetër 30 vjet ose më tepër”.
Ministri Malik tha se pronari i kompanisë, Faruk Bhoja, është futur në listën e personave, që nuk u lejohet të largohen nga Pakistani, derisa hetimet për këtë fatkeqësi po vazhdojnë.
Aeroplani po fluturonte nga qyetin jugor Karaçi për në Islamabad, kur u përplas disa kilometra larg aeroportit ndërkombëtar Benazir Buto. Në momentin e përplasjes raportohet se moti ishte i keq.