E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Çeki, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur sot në kryeqytetin e Çekisë për të protestuar kundër reformave të qeverisë dhe masave të kursimit.

Sindikatat, pensionistët, asociacionet e studentëve dhe grupe të tjera, që ishin mbledhur në Pragë, kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeministri i Çekisë, Petër Neças, tha se e respekton të drejtën e njerëzve për të shprehur pikëpamjet e tyre, por i ka mbrojtur masat e qeverisë së tij.

Qeveria e qendrës së djathtë e Çekisë ka thënë se shkurtimet buxhetore dhe reformat e sistemit pensional dhe shëndetësor janë të nevojshme për shkak të sjelljes së deficitit të buxhetit nën 3% të GDP-së.

Stabiliteti i qeverisë, e cila ka kaluar nëpër një varg të skandalesh, këtë javë është rrezikuar edhe nga problemet që ka pasur partia në koalicion, deputetët e së cilës në Parlament janë shpërndarë në disa grupe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›