E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, tërmet i fuqishëm në Papua

Një tërmet i fuqishëm 6.6 shkallë të shkallës Rihter, ka goditur sot bregun lindor të Indonezisë, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa, por nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte afro 80 kilometra nga provinca Papua në Indonezi dhe 30 kilometra nën nivelin e oqeanit.

Banorët e qytetit Manokvan, territor i banuar në afërsi tërmetit, thanë se ka pasur dëme në ndërtesa, përfshirë edhe murin e një ndërtese qeveritare, që ishte shkatërruar.

Zyrtarët e Agjencisë meteorologjike dhe gjeofizike të Indonezisë thanë se nuk kishte nevojë për dhënien e alarmit për cunami.
Zona në fjalë goditet rregullisht nga tërmetet. Instituti Amerikan i Studimeve Gjeologjike, që dokumenton tërmetet në mbarë botën, tha se lëkundjet në Aceh e kishin epiqendrën 33 kilometra thellë në det.

Alarmi për tsunami u anulua përfundimisht pasi Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit konfirmoi se asnjë dallgë e rëndësishme nuk ishte formuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›