Tokio, arinjtë e arratisur sulmojnë për vdekje dy gra

Dy gra mbetën të vrara në Japoni nga disa arinj të cilët ishin arratisur nga kafazi i kopshtit zoologjik Hachimantai në Kazuno, prefekturë e Akita, rreth 600 kilometër larg nga Tokio.
Nga 38 arinj janë gjashtë të arratisur nga kafazi të cilët, menjehere pas largimit sulmuan dy gra.
Katër prej tyre janë arritur të kapen, ndërsa dy vijojnë të mbeten ende të lirë.
Efektivët e policisë, përgjegjës të kopshtit zoologjik janë vënë në gatishmëri për gjetjen e dy arinjve të cilët vijojnë të jenë të lirë, duke pasur parasysh faktin se afër kopshtit zoologjik është një shkollë fillore.