Komision monitorues për emërimet nga Imami

Deputetët opozitar thanë se ministri Imami ka shkelur Kushtetutën e vendit në lidhje me emërimet, duke shmangur në këtë mënyrë Presidentin.
"Çdo shkarkim apo emërim bëhet nga Presidenti i Republikës. Në këtë rast është shkelur Kushtetuta me të dyja këmbët”, tha deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj. Deputeti demokrat, Fatos Hoxha, e ka mbrojtur vendimin, duke theksuar se në rastin e emërimeve për gradat kolonel, bëhen nga ministri dhe jo nga Presidenti.
Pas mbledhjes, kryetari i Komisionit, Leonard Demi, bëri të ditur se do të ngrihet një ekip monitorues për të parë nëse ka shkelje në këtë rast apo jo. Ende nuk kemi ndonjë reagim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes për këtë rast. /Start
2012-04-06 14:10