E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama 10 vjet pas 11 shtatorit Shtetet e Bashkuara qendrojne ende vigjilente

Ish presidentet e Shteteve te Bashkuara Xhorxh Bush dhe Bill Klinton ishin ne Shanksvill te Pensilvanise per ceremonine e dedikimit te nje memoriali per viktimat e Fluturimit 93 te linjes ajrore United qe u perplas ne nje fushe gjate sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2011.

Memoriali eshte prej gurri te bardhe dhe kujton perpjekjet e udhetareve dhe ekuipazhit te Fluturimit 93 per te mposhtur rrembyesit dhe per te penguar realizimin e objektivit te tyre.

Zoti Bush tha se vendimi i udhetareve per tu perleshur me rrembyesit frymezoi shpirtin e sherbimit tek amerikane te tjere pas sulmeve. Ai e karakterizoi gjithashtu ate si kunder ofensiven e pare ne luften kunder terrorit.

Ish presidenti Klinton e falenderoi zotin Bush dhe administraten e tanishme per mbrojtjen e vendit nga sulme te metejshme. Edhe ai vleresoi kurajon e 40 udhetareve dhe anetareve te ekuipazhit duke u shprehut thjesht Ata bene ate qe duhej.

Ne ceremoni ishte gjithashtu i pranishem nenpresidenti Xho Bajden.

Ne Uashington Presidenti Barak Obama shenoi 10 vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 duke nderuar kujtimin e atyre qe humben jeten dhe shprehur respektin e tij per forcat e armatosura amerikane.

Nderkaq ish kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Rudi Xhuliani tha se Amerika eshte me sigurt sot se sa me 11 shtator 2001 por jo aq e sigurt sa duhet te ishte. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain nga sjell hollesi nga Shtepia e Bardhe.

Presidenti Obama dhe e shoqja Mishelle bene nje vizite dje ne Varrezat Kombetare te Arlingtonit per te shprehur respektin per personelin e ushtrise qe kane dhene jeten ne Irak dhe Afganistan. Ata u shprehen ngushellime atyre qe vizitonin varret e te afermve te tyre.

Ne fjalimin e tij javor ne Internet zoti Obama tha se amerikanet do te mbrojne vendin e tyre ne emer te atyre qe vepruan heroikisht ne Qendren Boterore te Tregtise ne Pentagon dhe avionin e shoqesire United Fluturimi 93 qe u peplas ne nje fushe te Pensilvanise.

Dhjete vjet me pare qytetaret e thjeshte amerikane na treguan kuptimin e vertete te kurajos kur u ngjiten shkalleve permes flakeve apo ne kabinen e pilotit. Ne dekaden qe pasoi nje brez i ri amerikanesh jane mobilizuar qe ne te jemi te sigurt. Ne kujtim te tyre ne emrin e tyre ne nuk do te lekundemi asnjehere.

Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janeme te forta sot se sa 10 vjet me pare dhe al-Kaida e cila i organizoi keto sulme  eshte ne rrugen e mposhtjes.

Ata deshen te na terrorizonin por si amerikane ne refuzojme te jetojme me frike. shte e vertete qe ne kemi perballe armiq te vendosur dhe nuk kam asnje dyshim se ata do vazhdojne te perpiqen te na sulmojne perseri. Por ashtu sic po e tregojme perseri kete fund jave ne jemi vigjilente.

Presidenti iu referua atij qe autoritetet thone se eshte nje kercenim i besueshem por i pakonfirmuar i planifikuar te perkoje me pervjetorin e dhjete te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 sot.

Masat e sigurimit jane shtuar ne Uashington dhe Nju Jork. Sekretarja e Sigurise Kombetare Xhenet Napolitano u ka bere thirrje amerikaneve te jene vigjilente dhe te raportojne cdo levizje te dyshimte.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha te premten se al-Kaida qendron pas ketij kercenimi.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara e kane intensifikuar luften kunder al-Kaides dhe ne muajin maj vrane Osama bin Ladenin. Ai tha gjithashtu se administrata e tij po punon per te permiresuar sigurine e porteve aeroporteve dhe kufijve si dhe po krijon partneritete te reja me vende te tjera per tiu pergjegjur sfidave globale te sigurimit.

Ne fjalimin javor te Partise Republikane ish kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Rudi Xhuliani tha se Amerika eshte me e sigurt sot se sa ishte me 11 shtator por jo aq e sigurt sa duhet te jete.

Xhuliani u vleresua shume per udheheqjen e Nju Jorkut ne ditet pas sulmeve. Ai beri nje fushate te shkurter per president ne vitin 2008 dhe thuhet se po shikon mundesine per te konkuruar perseri ne vitin 2012.

Xhuliani tha dje se afatet qe ka vene administrata Obama per ti dhene fund angazhimit amerikan ne Irak dhe Afganistan po i pengojne forcat e armatosura te realizojne objektivin e tyre.

Siguria e Amerikes kerkon nje prani afatgjate ushtarake ne ato pjese te botes ku njerez dhe organizata te caktuara komplotojne per te na vrare. Afatet nuk duhet te percaktohen nga kalendari i nevojave politike por kur ne te kemi eliminuar kercenimet e organizimit te sulmeve ndaj nesh nga ato pjese te botes.

Megjithate Xhuliani u shpreh dakord me presidentin se sulmet e 11 shtatorit nuk ia arriten qellimit per te shkaterruar shpirtin amerikan.

Vendi nuk u thye por perkundrazi ka qene me i bashkuar ne ditet pas 11 shtatorit se sa asnjehere me pare. Ne treguam shpirtin tone heroik ne shume forma por ndoshta me heroiku ishte uniteti shpirteror qe ne ndajme si amerikane. Populli amerikan demonstroi nje nga vlerat e tij themelore dashurine per lirine dhe vleresimin qe ne i bejme jetes njerezore.

Presidenti Obama dhe zonja Obama do te marrin pjese dot gjate gjithe dites ne ceremonite perkujtimore te 11 shtatorit. Ata do te shkojne fillimisht ne Nju Jork ku do te jene te pranishem edhe Presidenti Xhorxh Bush dhe personalitete te tjera.

Pastaj ata do te shkojne ne Shanksvill te Pensilvanise per te vene nje kurore lulesh ne memorialin kushtuar atyre qe vdiqen ne Fluturimin 93. Besohet se udhetaret e atij avioni parandaluan perplasjen e avionit ne nje nga monumentet e Uashingtonit.

ifti presidencial do te kthehe pastaj ne Uashington per nje vendosur nje kurore ne Pentagon. Dita e tyre do te mbyllet me nje fjalim te presidentit ne nje koncert perkujtimor ne qendren Xhon F. Kenedi te Arteve Skenike ne Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›