E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanzibar 163 viktima nga fundosja e tragetit

Të paktën 163 persona u mbytën kur një target i stërmbushur u fundos pranë ishullit të Tanzanisë, Zanzibar. Në target udhëtonin më shumë se 500 njerëz, 100 prej të cilëve ende nuk janë gjendur, megjithatë 325 pasagjerë tashmë kanë arritur të nxirren në breg nga skuadrat e shpëtimit.

Siç njoftojnë autoritetet e Zanzibarit, trageti po lundronte në një udhëtim rutinë mes Zanzibarit dhe dy ishujve tjetër të arkipelagut Unguja dhe Pemba, që janë edhe destinacione kryesore turistike. Thuhet se shumica e pasagjerëve ktheheshin në shtëpi nga pushimet në përfundim të muajit të Ramazanit.

Autoritetet e Zanzibarit patën ëvshtirësi në menaxhimin e situatës dhe kanë këkruar edhe ndihmë nga vendet e tjera, si Afrika e Jugut dhe Kenia. Mohammed Aboud, ministri i shtetit për emergjencat tha se janë arritur të shpëtohen 259 pasagjerë, 40 prej të cilëve janë të plagosur rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›