Afganistan, shpërthen makina, plagosen 2 persona

Një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer ditën e sotme, para një zyre të policisë në krahinën Logar në Afganistan. Gjatë këtij incidenti mësohet se janë plagosur 2 persona. Zëdhënësi i krahinës ku ka ndodhur shpërthimi, Din Mohamad Darvesh, ka deklaruar se policia ka shtënë në drejtim të veturës kur dy drejtuesit e saj kundërshtuan ta lëviznin atë.
Më pas thuhet se makina shpërtheu, duke lënë të plagosur dy personat që ishin brenda saj. Po sot, ministri i Brendshëm i Afganistanit tha se policia ka shtënë në drejtim të një motoçiklete të pajisur me eksploziv, por se ka dështuar të shmang shpërthimin. Një polic dhe një qytetar raportohet të jenë vrarë. Sulmi thuhet se ka ndodhur në qarkun Kajsar në krahinën e Farjabit.