E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep doreheqjen Oswald Gruebel shefi ekzekutiv i bankes zvicerane UBS

Shefi ekzekutiv i bankes me te madhe te Zvicres Oswald Gruebel dha doreheqjen pasi nje skandal transaksionesh i kushtoi bankes zvicerane UBS rreth 2.3 miliarde dollare.

Banka UBS njoftoi sot doreheqjen e zotit Gruebel. Drejtori i Bordit te Drejtoreve Kaspar Villiger tha me ane te nje deklarate se banka i kishte kerkuar zotit Gruebel qe te qendronte ne ate pozite por ai mendonte se duhej te pranonte pergjegjesine per transaksionet e paautorizuara financiare.

Nje tregetar i bankes me seli ne Londer Kweku Adoboli po mbahet ne burg ne Britani pasi u arrestua javen e kaluar ne lidhje me skandalin nen akuzat per mashtrime dhe llogari bankare false.

Banka UBS i kerkoi zotit Gruebel i cili kishte dale ne pension qe te drejtonte institucionin pas humbjeve te medha ne investimet e huave te banesave qe mbeten pa u paguar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›